image Scholz: NATO nuk do të bëhet palë në luftë

Botë

Scholz: NATO nuk do të bëhet palë në luftë

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz premton në debatin në Bundestag mbështetje për Ukrainën, por në të njëjtën kohë vendos një kufi të qartë për NATO-n.

Në një seancë të përgjithshme debati në Bundestag të mërkurën (23.03), kancelari gjerman, Olaf Scholz i premtoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “Ukraina mund të mbështetet tek ndihma jonë“. Gjermania ofron që nga fillimi i luftës armë dhe pajisje ushtarake, dhe ka vendosur së bashku me partnerët sanksione shumë të ashpra. Ato po tregojnë efekt dhe do të ashpërsohen edhe më tej, tha politikani i SPD, dhe kancelar i Gjermanisë.

Scholz theksoi në Bundestag, se i dëgjon zërat e atyre që kërkojnë zonë të ndalimfluturimit apo dërgimin e trupave të paqes të NATO-s në Ukrainë. “Po sado që e kam të vështirë, ne nuk do t’u dorëzohemi atyre“, theksoi Scholz, shkruan DW.

NATO nuk bëhet palë në luftë“, qartësoi Scholz.

Presidenti rus, Putin, sipas kancelarit, Scholz po shkatërron të ardhmen e vendit të tij. “Putini duhet të dëgjojë të vërtetën për luftën në Ukrainë”, tha Scholz. “Dhe kjo e vërtetë është: Lufta e shkatërron Ukrainën. Por me luftën Putini shkatërron edhe të ardhmen e Rusisë.” Si NATO edhe BE janë sot më të bashkuara se kurrë, është shprehur kancelari gjerman.

Në debatin në Bundestag për vendimin për përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të Bundeswherit, Scholz kërkon që të marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Duhet të jetë një gjë e përbashkët që ne bëjmë për vendin tonë“, tha Scholz.

/GazetaSinjali/