Shefi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, tha se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Serbisë është i dëshirueshëm, mirëpo Qeveria e re e Kosovës duhet që tani të fillojë me procesin e reformave.
Në pyetjen se si e komenton atë që Kryeministri i ri i Kosovës ka deklaruar se dialogu është prioriteti e tij e katërt, Schieder u përgjigj se Kurti ka të drejtë.
“E kam lexuar atë deklaratë dhe miqtë më pyetnin se për çfarë bëhej fjalë. Unë mendoj se Kurti ka të drejtë. Ju së pari duhet të shërbeni njerëzve tuaj në shtëpi, këtu para se gjithash mendoj për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, këto biseda u përdorën si një justifikim nga politikanët që për shkak të dialogut nuk mund të bënin asgjë në shtëpi dhe tani më vjen mirë që është një politikan në Kosovë që punon për çështje të brendshme. Ky është një parakusht për bisedime të mira. Është me rëndësi të thuhet se Ballkani dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë janë një agjendë evropiane. BE duhet të bëjë përpjekje shtesë dhe të jemi të pranishëm në rajon në mënyrë që bisedimet të jenë të frytshme. Kur vitin e kaluar “një president të çuditshëm” evropian ndërhynte në dialog , e pamë se kjo nuk ka ndihmuar shumë”, tha ai.
Tutje, Schieder shtoi se nëse presidenti i ri nuk zgjidhet, Kosova do të duhet të shkojë përsëri në zgjedhje.
“Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet në parlamentin e Kosovës, Kosova do të duhet të shkojë përsëri në zgjedhje dhe disa parti tashmë kanë paralajmërur se nuk do të jenë të pranishëm në Kuvend gjatë votimit. Si e shikoni ju këtë? Sinqerisht, nuk më pëlqejnë ato lojëra që ndonjëherë bëjnë politikanët dhe e them pa akuzuar të majtën apo të djathtën apo çfarëdo tjetër”, tha Schieder.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje opozitës që të mos bllokojnë zgjedhjen e presidentit.
“Nëse jeni një politikan serioz që dëshironi t’i shërbeni vendit tuaj, pavarësisht nëse jeni në pushtet apo në opozitë, duhet t’i mundësoni vendit të funksionojë. Unë u bëj apel të gjithëve që të mos bllokojnë zgjedhjen e presidentit me këto lojëra. Merrni një qëndrim të fortë nëse jeni brenda opozitës, por brenda parlamentit. Gjatë karrierës sime, unë kam qenë edhe në qeveri edhe në opozitë, por vendi ku ne luftojmë politikisht është parlamenti”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/