image Scaloni publikon listën e Argjentinës për Botërorin, Messi udhëheq kampionët drejt mbrojtjes së trofeut

Futboll

Scaloni publikon listën e Argjentinës për Botërorin, Messi udhëheq kampionët drejt mbrojtjes së trofeut

news image

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar zyrtarisht listën e 26 futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, ku kampionët në fuqi synojnë të mbrojnë trofeun e fituar në Katar.

Në krye të skuadrës është padyshim Lionel Messi, i cili pritet të luajë Botërorin e tij të gjashtë dhe të fundit në karrierë. Kapiteni legjendar do të jetë lideri i një ekipi të mbushur me yje që vijnë nga klubet më të mëdha evropiane.

Në listën e Scalonit bëjnë pjesë emra të njohur si Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Cristian Romero dhe talenti i ri Nico Paz, të cilët pritet të kenë rol kyç në rrugëtimin e Argjentinës në Amerikën e Veriut.

Megjithatë, nuk munguan as surprizat. Talenti i Real Madridit, Franco Mastantuono, mbrojtësi Marcos Senesi dhe mesfushori Emiliano Buendia mbetën jashtë listës përfundimtare, pavarësisht pritshmërive të mëdha dhe spekulimeve të fundit në media.

Argjentina do ta nisë mbrojtjen e titullit më 17 qershor ndaj Algjerisë, ndërsa më pas do të përballet me Austrinë dhe Jordaninë në fazën e grupeve.

“Albicelestët” konsiderohen sërish një nga favoritët kryesorë për triumfin final, falë kombinimit të përvojës, cilësisë dhe brezit të ri që po shpërthen në futbollin evropian.

Lista e Argjentinës për Kupën e Botës 2026

Portierët: Emiliano Martinez, Juan Musso, Geronimo Rulli.

Mbrojtësit: Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Otamendi, Nahuel Molina, Nicolas Tagliafico, Gonzalo Montiel, Facundo Medina, Leonardo Balerdi.

Mesfushorët: Rodrigo De Paul, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Leandro Paredes, Giovani Lo Celso, Exequiel Palacios, Valentin Barco.

Sulmuesit: Lionel Messi, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Nicolas Gonzalez, Nico Paz, Thiago Almada, Giuliano Simeone, Jose Manuel Lopez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/