Së fundi delegacioni i Kosovës ka zhvilluar disa takime në Bruksel për bisedimet me Serbinë, teksa u raportua që gjatë këtij udhëtimi është vjedhur çanta me dokumente konfidenciale, mirëpo një gjë e tillë është mohuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa për Gazetën Sinjali ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Ai tregon se çanta e vjedhur i takonte atij, mirëpo në të s’kishte dokumente konfidenciale, përveç dokumenteve personale dhe parave.
“Kjo gjë nuk është e vërtetë, ka pasë dokumente personale dhe pare, por dokumentet janë kthy, parët janë marrë, ska të bëj me delegacion asgjë”.
“Çanta ishte e jemja, i kom pasë dokumentet personale dhe paret mirëpo s’ka pasë aty kurrëfarë dokumentesh kofidenciale”.
“S’është problem i delegacionit, është çështje e imja personale”. /Gazeta Sinjali/