Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka njoftuar se nesër, më 30 gusht, në orën 10 do të mbajnë një konferencë për medie.
Sipas kësaj sindikate, kjo do të jetë një konferencë e jashtëzakonshme.
Kujtojmë se SBAShK-u ditë më parë ka paralajmëruar grevë më 1 shtator.