image SBASHK-u paralajmëron sërish grevë në këtë qytet

Shtatori/ SBASHK-u paralajmëron sërish grevë në këtë qytet

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të fillojë me greva në Kamenicë pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në intervistën 45/45, i cili tha se në shtator qytetin e Kamenicës e presin grevat.

Sipas tij, nga takimet që kanë zhvilluar me prindërit dhe me mësimdhënësit është parë një tension i madh.

Jashari po ashtu ka deklaruar se nëse nuk tërhiqet vendimi i Kastratit për mbylljen e shkollave në Kamenicë, SBASHK-u do të reagojnë përmes grevave dhe do pengojë një gjë të tillë.

Madje ai ka thënë se në rast se mbyllen shkollat, greva mund të përshkallëzohet dhe në nivelin qendror.