image SBASHK-u e paralajmëron Qeverinë: Ligjin për Paga ose në shtator fillojnë telashet

Arsim

SBASHK-u e paralajmëron Qeverinë: Ligjin për Paga ose në shtator fillojnë telashet

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar që të mos harrohen punëtorët arsimor dhe kërkesat e tyre me rishikimin e buxhetit, ndërsa kanë thënë se nëse nuk punohet për ripërgatitjen e Ligjit të Pagave, shtatori mund të fillojë me telashe dhe veprime sindikale.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u ka thënë se veprimet sindikale do të ndërmerren ashtu siç kërkon anëtarësia e kësaj sindikate, duke filluar nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet.

“Kryetari i SBASHK-ut duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim i ka deklaruar kryeministrit Hoti se nëse kjo kërkesë nuk përfillet dhe nëse nuk punohet me përkushtim në ripërgatitjen e e Ligjit të pagave për të bërë sa më shpejt të implementueshëm atë, atëherë shtatori mund të fillojë me telashe dhe me veprime sindikale, të cilat do të ndodhin ashtu si vendosin organet përgjegjëse të SBASHK-ut e duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Po ashtu, SBASHK-u njofton se bashkë me FSSHK-në, Sindikatën e Policisë, të Doganave , atë të Zjarrfikësve dhe atë të Shërbyesve civilë i kanë treguar krerëve të Qeverisë së vendimi i Kushtetueses ka krijuar një atmosferë të acaruar mes të punësuarve në këta sektorë të rëndësishëm dhe se duhet marrë veprime konkrete duke aprovuar shtesa në paga deri në momentin kur Ligji i pagave të rishikohet e të vihet në implementim.

“Me rishikimin e buxhetit mos të harrohen kërkesat e punëtorëve arsimor. SBASHK-u duke përcjellë zërin e gjithë të punësuarve në arsimin e Kosovës kujton deputetët e Parlamentit të Kosovës që duke debatuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës mos të harrojnë kërkesat e punëtorëve arsimor të cilat SBASHK vazhdimisht i ka bërë publike dhe i ka prezantuar edhe në takimin e 1 korrikut me Kryeministrin Hoti, takim në të cilin ishin edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj dhe kryetarët e pesë sindikatave që përfaqësojnë numrin më të madh të të punësuarve në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

SBASHK apelon të deputetët që krahas kësaj, të angazhohen edhe për një mbështetje shumë të nevojshme të sistemit arsimor duke siguruar mjete pune për situatën e re të krijuar nga pandemia, ngase, nëse situata vazhdon të jetë e tillë dhe e rënduar, atëherë gjatë janë që viti shkollor të zhvillohet me mësimin nga larg dhe për këtë duhet mbështetje për punëtorët e arsimit, por edhe për një numër nxënësish e familjesh me qëllim që të gjithë të jenë pjesë e mësimit në distancë. /Gazeta Sinjali