image SBASHK-u paralajmëron padi ndaj dy ministrive: T’i marrin seriozisht kërkesat tona, greva opsion

Arsim

SBASHK-u paralajmëron padi ndaj dy ministrive: T’i marrin seriozisht kërkesat tona, greva opsion

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejt padi ndaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për EO, tha se kanë kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) shtesat prej 100 eurove, kurse nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) llogaritjen e orëve të mësimit plotësues.

Ne do të bëjmë dy padi, njërën do ta bëjmë dedikuar për ministrin Hekuran Murati, ngase Qeveria e kaluar kishte sjellë vendim që të mbështes sistemin arsimor në kohë pandemie dhe të mbështesë të gjithë të punësuarit në arsimin parauniversitar e universitar me një shtesë prej 100 euro në pagat e tyre, me arsyetimin që e kemi dhënë ne dhe ata i kanë pranuar për shkak të rrezikut permanent nga Covidi dhe për shkak të shtimit të volumit të punës. Aq më tepër me vendimin e fundit të ministres Nagavci volumi është shtuar edhe më shumë sepse ka filluar së implementuari mësimi plotësueses për ata nxënës që nuk kanë arritje të duhura dhe ne po presim të shohim në muajin që jemi se a do të veprojë ministri Murati. Nëse jo, atëherë SBAShK do ta dorëzojë në gjykatën gjegjëse lëndën për të kërkuar fillimin e procedurës së zbatimit”, tha Jasharaj.

Ai thekson që nëse ndodh që orët e mësimit plotësues të mos paguhen, do ta dërgojë edhe ministrinë e Arsimit në gjykatë sepse nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës dhe atë që ligji e thotë.

Jasharaj ka paralajmëruar edhe grevë, por thotë që nuk do të nguten për shkak se vendi po përballet me situatë jo normale, atë me pandeminë./Gazeta Sinjali/