image SBAShK-u paralajmëron grevë të premten – shkaktar për rezultatet e PISA-s e bëjnë tjetërkënd

Kosovë

Arsim/ SBAShK-u paralajmëron grevë të premten – shkaktar për rezultatet e PISA-s e bëjnë tjetërkënd

news image

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka mbajtur takim për të diskutuar lidhur me veprimet sindikale nëse pagat nuk merren me rritje sipas Ligjit të ri të Pagave

Të premten me shumë gjasë do të shkohet në grevë në 2 orët e para mirëpo vendimi do të merret edhe me Sindikatën e Policisë dhe të Shëndetësisë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se do të informohen dhe nesër do të dalim me qëndrim të përbashkët, këtu përfshihen edhe punonjësit e çerdheve publike.

“Mendoj që ne duhet të reagojmë dhe mos të mbesim në heshtje. Të premten sistemi arsimor të shkojë në grevë dy orëshe dhe për t’ju treguar të gjithëve dhe në të ardhmen të shkojmë me masa radikale”, tha Jasharaj.

Ai tha se sindikatat i kanë dërguar letra krerëve për tu takuar me ta.

“Ne kishim arritur t’i ndryshojmë koeficientin  ne ligjin e pagave. Avokati i Popullit e dërgoj Ligjin në Kushtetuese që ai të pezullohet. Kjo situatë ka bërë që punëtorët e arsimit të ndihen me arsye të zhgënjyer. Të gjitha sindikatat i kanë dërguar letra të gjithë krerëve të shtetit për tu takuar me ta dhe për tu munduar së bashku për zgjidhje që Ligji i Pagave të fillojë se implementuari”, ka thënë Jasharaj.

“Pezullimi i ligjit mund të na sjellë në një situatë shumë të keqe dhe pikërisht këta njerëz që presin me i marr pagat këta do të vendosin nëse greva do të zgjasë më shumë”, tha ai, raporton EO.

Jasharaj tha se janë të thirrur për të dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit.

“Ne jemi në kontakte me Sindikatën e Shëndetësisë që zhgënjimin tonë ta shprehim dhe t’i tregojmë popullit se nuk po tallemi e jemi në hall të madh dhe të mos ketë më vonë pasoja. Ftesës sonë nuk i janë përgjigju. Ne jemi të thirrur që të dërgojmë në vend zërin e punëtorëve të arsimit”.

Jasharaj tha se përgjegjëse për rezultatet e testit PISA janë institucionet e Kosovës.

“Fajtori me i pakët në botë është arsimtari pasi te ne janë bërë eksperimente sepse shkollat tona punojnë me shkumësa dhe përgjegjës janë institucionet e Kosovës sa i përket testit PISA”.

Kryetari i Sindikatës së Universiteteve, Bardh Bardhi, tha se ende nuk e dinë nëse do të hyjnë në grevë apo jo.

“Unë s’mund të them se jam pro dhe kundër grevës, sepse abstenoj. Me ligjin e ri mbi pagat te profesorët është bërë një lëvizje. Na mbetet të vazhdojmë se a do t’i bashkohemi kësaj greve nëse fillon greva”, tha ai./Gazeta Sinjali/