image SBASHK apel punëtorëve arsimorë që të vaksinohen

Arsim

SBASHK apel punëtorëve arsimorë që të vaksinohen

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen në mënyrë që sipas tyre të mos ndjehen fajtorë nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë e SBASHK-ut vjen pasi të njëjtit janë të shqetësuar për numrin e vogël të mësimdhënësve të vaksinuar deri tani kundër coronavirusit,

SBASHK-u, përmes një komunikate, i drejtohet gjithë anëtarësisë me apelin që ata të heqin dilemat e hezitimet eventuale dhe të vaksinohen, me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe të kontribuojnë në fillimin e mbarë të vitit shkollor në gjithë institucionet arsimore kudo në Kosovë.

Kujtojmë anëtarësinë se kryetari dhe gjithë stafi qendror kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe këtë e kanë bërë me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe kështu me sukses të vazhdojnë të përballen me sfidat dhe të jenë në krye të detyrës për realizimin e kërkesave të anëtarësisë

 “Tani ju drejtohemi me apelin që të vaksinohen dhe kështu ta mbrojnë veten, familjen, kolegët, nxënësit dhe te kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në institucione e jo të vijmë në pozitë që të kalohet në versione të tjera të mësimit, që nuk ka qenë dhe nuk është dëshirë e asnjërit nga ne”, thuhet në komunikatë.

Tutje ata kanë shtuar se SBASHK-u ka dëgjuar kërkesat e mësimdhënësve, tash është radha e tyre ta dëgjojnë SBASHK-un.

Kolegë e kolege kudo jeni vaksinohuni se në të kundërtën do të ndjeheni fajtorë nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor”.

Ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërkesat tuaja legjitime dhe kemi bërë gjithë të mundurën që t’i realizojmë ato. Jemi të sigurt se edhe ju do ta dëgjoni apelin tonë dhe do të shkoni në qendrat e vaksinimit”, thuhet tutje në komunikatë.

Nga mbi 23 mijë mësimdhënës që i ka vendi, deri tani rreth 8,500 janë vaksinuar kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/