image SBASHK-u kërkon që prioritet në vaksinim të jenë edhe mësimdhënësit

Arsim

SBASHK-u kërkon që prioritet në vaksinim të jenë edhe mësimdhënësit

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria e vendit që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

Kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ta kenë primar vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marrë ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave për ta.

“Qeveria të mos e lërë në grupin e dytë por ta vë në primar vaksinimin e mësimdhënësve. Edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ministri Vitia ka thënë se po pret një ardhje të një kontingjenti në emër të donacionit që janë të pranueshëm për Kosovën dhe na ka premtuar se do të bëjë gjithë angazhimet nëse i lejojnë mundësitë dhe kapacitetet te numri i vaksinave që pas të moshuarve siç parashihet me manual t’i jepet përparësi punëtorëve në sektorin e arsimit”, tha Jasharaj për EO.

Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore. Ai thotë se janë pajtuar me vendimin e qeverisë që mësimdhënësit mos të vaksinohen në Shqipëri. /GazetaSinjali/