SBASHK do të mbajë sot një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut.
“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.”
SBASHK ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim.
Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur që mos t’i blejë librat shkollorë, por që t’i blejnë prindërit e më pas të subvencionohen nga prindërit.