image SBAShK: Qeveria Kurti po trimërohen me votat – nxjerrin Ligje pa u konsultuar me ata që preken nga këto vendime

Arsim

SBAShK: Qeveria Kurti po trimërohen me votat – nxjerrin Ligje pa u konsultuar me ata që preken nga këto vendime

news image

Qeveria e Kosovës nuk i ka konsultuar palët që preken nga Ligji për Skemat Pensionale, ka reaguar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), teksa kanë akuzuar qeverinë që udhëhiqet nga Albin Kurti se ky Ligj që kaloi në Kuvendin e Kosovës sërish bën diskriminime.

“Qeveria Kurti duke u trimëruar me numrin e votave vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta me palët që preken me këto vendime e Ligje. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti”, thuhet në një njoftim.

“SBASHK-u në pritje që do të ftohen sindikatat nga komisioni dhe Ministri Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime, kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete , që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj. Mirëpo, Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe u votuan ndryshime sa për të thënë e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta”.

SBAShK janë shprehur të shqetësuar se me këto ndryshe do të ketë pasoja edhe në ligje të tjera, siç thonë ata, në këtë rast Ligji për statusin e punëtorëve të arsimti të viteve të 90’a.

/GazetaSinjali/