Kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit me kryesinë e tij ka mbajtur konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Jasharaj në konferencë paralajmëroi protestë më 4 dhjetor nëse Qeveria e Kosovës nuk i fton në takim përfaqësues të arsimit për të diskutuar.
Kërkesa e SBAShK-ut është që të merret një vendim për ligjin e pagave dhe për zbatimin e pagave kolektive.
“Veprimin e parë do ta bëjë të shtunën e parë të dhjetorit. Konsideroj që 4 dhjetori do të jetë alarm i duhur për Qeverinë. Pas 4 dhjetorit do te jetë që të përgatisim një protestë por masive. Nëse prapë nuk do të kemi veprime, atëherë do të kemi veprime më radikal“, tha Jasharaj. /GazetaSinjali/