image SBASHK-u në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve rreth ligjit të pagave

Kosovë

Arsim/ SBASHK-u në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve rreth ligjit të pagave

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka uruar të punësuarit në arsimin parauniversitar për fillimin e gjysmë vjetorin e dytë, duke thënë se më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Këshilli drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut, kanë uruar që sa më parë të fillojnë punën institucionet e dala nga vota e tetorit dhe të rinisë dialogu për shumë çështje në arsim, duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

“Më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës dhe SBASHK-u pret që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe të institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave. Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal  dhe të Universiteteve bashkë me  kryesinë e SBASHK-ut  urojnë që sa më parë të kemi institucionet e dala nga vota e 6 tetorit  dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale”, thuhet njoftimin e SBAShK-ut./Gazeta Sinjali/