image SBASHK kundër selektimit të mësimdhënësve: Duhet të vaksinohen të gjithë kundër COVID-19

Arsim

SBASHK kundër selektimit të mësimdhënësve: Duhet të vaksinohen të gjithë kundër COVID-19

news image

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, tha se në takimin që kanë mbajtur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë kërkuar që sektori i arsimit të jetë prioritet në vaksinimin kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Jasharaj tha se janë kundër deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se nëse s’do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave antiCOVID, do të ketë seleksionim të mësimdhënësve, duke thënë se duhet të vaksinohen të sëmurët kronik.

“Jemi takuar edhe me Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe poashtu edhe me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ai na ka treguar realitetin që pas një pjese të mantel bardhëve Shqipëria kontribuoi edhe në vaksinimi e një pjesë të personelit arsimor.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka deklaruar se nëse ka mungesë të numrit të vaksinave atëherë do të bëhet një seleksionim kur do të kihen parasysh të moshuarit në arsim ata që kanë sëmundje kronike. Dhe ne kemi qenë kundër sepse mendojmë se duhet të vaksinohen i tërë sistemi arsimor”, shtoi Jasharaj për EO.

Po ashtu, ai shtoi se nuk janë pro idesë që krahas mësimit të rregullt, të organizohet edhe mësim plotësues sepse do të krijohen probleme shtesë.

“Këtë vit e kemi më mirë punën sa i takon sistemit arsimor sepse në shumicën e rasteve mësimi është duke u zhvilluar në institucione arsimore. Mësim online ka në raste të lokalizuara ku në një shkollë të caktuar e ka tejkaluar shifrën e të prekurve”.

“Përvoja me mësimin online na ka treguar se është sfiduese. Falë zotit këtë vit e kemi situatën të mirë dhe pjesa më e madhe e procesit mësimor është zhvilluar në shkolla. Uroj që këtë vit shkollor ta kryejmë në shkolla. Nuk jemi pro idesë që krahas mësimit të rregullt të organizohet edhe një mësim plotësues ngase do të krijojë probleme shtesë”, tha ai.

Jasharaj tha se zëvendësimi i mësueseve shtatzëna nga studentët do të sjellë telashe pasi që sipas tij, ata nuk janë të përgatitur të kyçen në procesin mësimor.

“Kjo na ka sjellë telashe ngase nuk është bërë një përgatitje paraprake dhe tash po na del një numër i madh dhe ne nuk e përkrahim vendimin dhe marrëveshjen e ministres Nagavci ngase konsiderojmë se studentët jo që nuk iu besojmë dijeve të tyre por nuk janë shumë të përgatitur për tu kyçur në procesin mësimor”.

“Besoj edhe studentët do të ndihen keq sepse nuk e kanë përvojën e duhur. Pra është një zgjedhje e ngutshme”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/