image SBASHK kërkon nga Qeveria rritje të koeficientit të pagave me 30%

Arsim

SBASHK kërkon nga Qeveria rritje të koeficientit të pagave me 30%

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka mbajtur një takim me kryetarët e Sindikatave Komunale të Arsimit Parauniversitar (SKAP) dhe kryetarin e Sindikatës së Universiteteve të Shkencës dhe Kulturës (SUSHK).

Gjatë këtij takimi, kryetari Rrahman Jasharaj informoi pjesëmarrësit për veprimet e ndërmarra nga SBASHK që nga mbledhja e fundit.

Në takim u vendos që SBASHK-u të fillojë një iniciativë qytetare për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

SBASHK-u ka njoftuar se do t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë për një rritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30%, që do të fillonte së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024.

“Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të filloj së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024”, njofton SBASHK-u.

/GazetaSinjali/