image Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg

Rajon

Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg

news image

Ish-kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, është shpallur fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg.

Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.

Ndërsa të arratisurit Nikolla Boshkoski dhe Goran Grujevski janë dënuar në mungesë, i pari me 15 vjet burg dhe i dyti gjithashtu me 15 vjet burg.

Të dënuarit:

Sasho MIjallkov dënohet me 12 vjet burg.

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.

Goran Grujevski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nikolla Boshkoski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nadica Nikoliq dënohet me 3 vjet burg.

Marijan Shumilikovski dënohet 2 vjet me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.

Të akuzuarit kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve./Gazeta Sinjali/