image Sarrazin për vizat: Nga 1 janari do të bëhet ashtu siç është premtuar

Politikë

Sarrazin për vizat: Nga 1 janari do të bëhet ashtu siç është premtuar

news image

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se për Gjermaninë vizat nuk janë më çështje.

Sarrazin në TV21 komentoi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron sa i përket vizave për kosovarët. Ai theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.

“E para Qeveria e Kosovës duhet të mendojë nëse vërtetë po bën mirë dhe aq shumë qeveri në rajon dhe në BE mendojnë se po bën gabim. Kjo është natyrisht një gjë që i prek qytetarët e Kosovës… Kjo nuk është mirë për qytetarët e Kosovës dhe është problem natyrisht. Sa i përket heqjes së vizave, ju e dini se ka pasur një deklaratë të presidentit Macron. Dua ta them qartë se kjo nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së. Dhe e themi se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar. Nëse ne themi se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq duhet t’i përmbushin premtimet sa i përket shtendosjes ne nuk do të bëhemi më të mirë nëse nuk i përmbushim premtimet tona. Kultura e mos përmbushjes së premtimeve dhe të programeve që janë pajtuar është problem në rajon”, tha ai.

Sarrazin, ka deklaruar se për momentin duket të jetë një situatë shumë e keqe në veri, nga të dyja palët.

“Ata shpresojnë të arrijnë në marrëveshje, jo aq të madhe sa ishte në Ohër. Ne do të provojmë që të shmnagim këtë moment të konfrontimit dhe të kthehemi në një rrugë të shtendosjes siç është vendosur me planin e BE-së për shtendosje. Nuk ka një rrugë tjetër përveçse t’i bindim të dy liderët që të ecin kësaj rruge”, tha Manuel Sarrazin.

Ai tutje foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës duke shtuar se këto masa ishin mesazhe për shtendosje.

Ndërsa, ai tha se atë që e bëri Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan ishte gabim i madh.

/GazetaSinjali/