image "Sarajevo Safari" - Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

Politikë

“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

news image

Revista gjermane “Der Spiegel” ka rikthyer online një artikull për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe pse më herët ishte urdhëruar nga një gjykatë në Hamburg ta largonte atë.

Kjo u bë e ditur në X nga gazetari gjerman, Michael Martens.

Artikulli në fjalë “Evropianët e pasur që udhëtonin për gjueti njerëzish në Sarajevë”, trajton pretendime për të ashtuquajturën “gjueti njerëzish” gjatë luftës në Bosnjë (1992–1995), ku përmendej edhe emri i Vuçiqit.

Gjykata e Hamburgut më herët kishte vendosur një urdhër të përkohshëm, duke e konsideruar të papranueshme mënyrën e raportimit dhe duke theksuar se disa pretendime nuk ishin të verifikuara mjaftueshëm dhe shkelin parimin e prezumimit të pafajësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/