Vullneti sot feston datëlindjen, ndërsa u shpreh me Sarën se në këtë ditë ndjehet çuditshëm.
“Ndjehem çuditshëm!”, tha Vullneti ndërsa i tregoi se cila është rutina e tij në këtë datë.
Ndërsa Sara e pyeti pse i ndodh kjo, ai ia tregoi arsyet.
“Është melankolike si ditë, për atë nuk më pëlqen dhe është e çuditshme se të gjithë thonë urime, ndërkohë je duke u plakur”, tha ai.
Ndërkohë Sara u shpreh se gjithmonë ka menduar që në moshën 30 vjeçare, do të jetë e martuar dhe do të ketë fëmijë.