image Sara Hoxha shpenzoi kaq shumë për pamjen e saj në baby shower-in e organizuar në Gjermani (Foto)

Bota e Yjeve

Sara Hoxha shpenzoi kaq shumë për pamjen e saj në baby shower-in e organizuar në Gjermani (Foto)

news image

Ditët po kalojnë dhe Sara Hoxha po i afrohet pak nga pak fundit të shtatzënisë.

Prej pak javësh ajo dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Në shtetin gjerman ka jetuar edhe Sara para njohjes me Ledrin, teksa nuk dihet ende nëse ata do rikthehen në Kosovë.

Mirëpo, goca e tyre nuk mund të lindte pa një baby shower edhe në Gjermani. Kanë qenë shoqet e Sarës ato që kanë organizuar këtë surprizë të bukur dy ditë më parë dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur.

Sara veshi këtë herë një fustan të ngushtë gri, duke e shoqëruar me aksesorë të ndryshëm, teksa flokët i kishte kapur.

Por sa kushtoi kjo veshje e saj në dukje minimaliste?

Sipas faqes së njohur “What they wearin” ky look i ka kushtuar Sarës jo pak, por rreth 12, 400 euro.

Ndonjëherë ia vlen të shpenzosh shuma të mëdha për raste të tilla.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri organizuan më 4 tetor një super baby shower me të ftuar miq e familjarë, mes të cilëve edhe figura publike.

Ata festuan deri vonë duke ndarë me ndjekësit pamjet e mrekullueshme nga festa.

Nga ana tjetër pak javë më parë babi Ledri publikoi këngën e parë (sepse me siguri do publikojë dhe të tjera) dedikuar të bijës.

Kënga titullohet “Si baba” dhe është një dedikim mjaft i bukur, që preku zemrat e fansave. 


/GazetaSinjali/