Listës së personazheve të njohura që janë infektuar me koronavirus i është shtuar edhe Sara Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes Instastory-t, teksa po iu përgjigjej ndjekësve në pyetjet e tyre.
“Për të gjithë ju që po më pyesni për përvojën time me koronavirusin. Jam mirë tani. Jam infektuar para një muaji”, ka shkruar Sara.
Më tej, ajo sqaroi se cilat ishin simptomat që i kishte pasur.
Trashëgimtarja e Top Channel tha se ishte infektuar derisa ishte në plazh me shoqëri. Sa i përket simptomave, ajo tha se kishte dhimbje trupi, dhimbje koke, humbje të shijes dhe nuhatjes, por fatmirësisht nuk janë infektuar burri dhe fëmijët. /Gazeta Sinjali/