Një lidhje e re e Sarës Hoxha është bërë temë thashethemesh ditët e fundit në mediat rozë. Edhe pse nuk ka reaguar ende publikisht, Sara po e kalon këtë periudhë në heshtje, duke shijuar pushimet e saj.
Pak ditë më parë, Sara Hoxha ndau disa pamje me vajzën e saj, të cilat tërhoqën vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, sot ka qenë Ledri ai që ka publikuar një tjetër imazh në Instastory, duke ngjallur pyetje se a mund të kenë nisur ish-çifti pushimet së bashku për të kaluar më shumë kohë me vajzën e tyre.
Ndërkohë që thashethemet vazhdojnë, Sara dhe Ledri po shijojnë momentet e plazhit, pa bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë lidhur me marrëdhënien e tyre.
A do të rikthehen ata në një lidhje? Koha do ta tregojë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!