image Sanksionet kundër Abramoviqit e lënë Chelsean pa karburant për autobus

Futboll

Sanksionet kundër Abramoviqit e lënë Chelsean pa karburant për autobus

news image

Pas pushtimit rus në Ukrainë, Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj disa oligarkëve rusë, përfshirë edhe pronarin e klubit të Chelseat, Roman Abramoviq, shkruan Sinjali Sport.

Këto sanksione kanë bërë që situata financiare e klubit londinez të jetë mjaftë e vështirë, pasi Abramoviq nuk po arrin as ta shesë atë.

Sipas “The Athletic”, Chelsea nuk mund të blejë as karburant për autobusin e skuadrës.

Kujtojmë se Chelsea mund të vazhdojë të luajë, të fitojë para nga të drejtat televizive (transmetimi) dhe t’ju lejojë blerësve të biletave vjetore të hyjnë në stadium.

Ndërkaq, ky klub nuk do të mund të blejë lojtarë të rinj, të bëjnë kontrata me ata aktualë, të shesin bileta për ndeshje, të shesin mallra në dyqanet e klubit.

Gjithashtu, është e ndaluar edhe shitja e klubit derisa pronari Roman Abramoviq ta lejojë Qeverinë britanike ta marrë kontrollin e procesit së shitjes. /GazetaSinjaliSporti/