Udhëheqësit e Italisë dhe Gjermanisë kanë kundërshtuar me forcë kushtet e armëpushimit të përcaktuara nga Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e quajti planin e presidentit rus “propagandë”, derisa kancelari gjerman, Olaf Scholz i hodhi poshtë kushtet e armëpushimit duke i konsideruar si “paqe diktatoriale”.
Në anën tjetër, kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, akuzoi presidentin rus se “përcillte një tregim të rremë rreth gatishmërisë së tij për të negociuar”.
Të premten, Putin pretendoi se do të pajtohej me një armëpushim nëse Ukraina tërhiqte trupat nga katër rajone të cilat Rusia i pushton pjesërisht dhe pretendon se i ka aneksuar, raporton BBC.
Më shumë se 90 vende dhe institucione globale po marrin pjesë Samitin e Paqes për Ukrainën që është grumbullimi më i madh për Ukrainën që nga pushtimi.