image Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Orban fton Ramën të enjten në Budapest

Rajon

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Orban fton Ramën të enjten në Budapest

news image

Me ftesë të homologut hungarez, Viktor Orban, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë në Budapest për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë samit do të jenë pjesëmarrës mbi 50 liderë të tjerë evropianë me fokus luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Hungaria e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të dhjetorit luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.

Gjithashtu Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në Shqipëri.

/GazetaSinjali/