Kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku po vazhdon t’i shkelë vendimet për masat kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lushtaku ka publikuar një fotografi, ku shihet me afër 30 persona, në një familje në Prekaz.
Sipas vendimit të qeverisë ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave, por siç duket kjo nuk po i bën përshtypje Lushtakut.