Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, po vazhdon t’i shkelë masat antiCOVID gjatë tubimeve të tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç shihet në fotografitë e publikuara nga vetë Lushtaku përmes llogarisë së tij në Facebook, ai shihet me dhjetëra persona që nuk kanë maskë të vendosur e as distance mes vete.
“Në lagjen Kadriu në Likoc u pritëm ngrohtësisht nga përkrahës të PDK-së. Mbështetja për programin tonë politik është masive në çdo anë. I falënderoj për besimin ndaj nesh”, shkroi Lushtaku në Facebook.
Pak minuta më parë, IKSHPK-ja ka bërë apel ndaj subjekteve politike që t’i ndalojnë tubimet e tyre, por siç duket kjo nuk po iu bën përshtypje personave që po i krijojnë vetë ato.