image Sami Lushtaku 'mbi ligjin', mbledh burrat në odë dhe nuk pyet për virusin

Kosovë

Sami Lushtaku ‘mbi ligjin’, mbledh burrat në odë dhe nuk pyet për virusin

news image

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, po i vazhdon tubimet e tij zgjedhore kudo në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Duket se atij nuk po i bën përshtypje koronavirusi dhe vazhdimit shihet me një numër të madh të personave ku nuk respektohen masat antiCOVID siç janë vendosja e maskës, distanca dhe jo vetëm.

Lushtaku tani publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook me mbishkrimin ”Mikpritje e ngrohtë në Aqarevën legjendare të UÇK-së. Aqareva si asnjëherë më parë është e gatshme për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!”.

Ndryshe, sipas vendimit të qeverisë ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

/Gazeta Sinjali/