image Sallatë me makarona dhe fileto pule

Recetë/ Sallatë me makarona dhe fileto pule

news image

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë të përgatisni për darkë ditën e sotme, atëherë jeni në artikullin e duhur.

Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.

Përbërësit:

1 qepë e njomë, 1 avokado, 1 tufë majdanoz, 100 gr domate qershi, 200 gr filetë pule (të marinuar me kripë), 4 lugë gjelle majonez, lëng limoni, kripë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 100 gr fasule (të ziera) dhe 1 pako makarona.

Përgatitja:

Si fillim grini imët qepën e njomë, avokadon, majdanozin. Ndani përgjysmë domatet qershi.

Në një tigan me vaj ulliri skuqni filetot e pulës të marinuara. Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat Fussili Baretti.

Në një enë të vogël bashkoni majonezën, lëngun e limonit, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe trazojini mirë.

Tani merrni një tas të madh dhe vendosni brenda saj makaronat. Sipër i shtoni fasulet e ziera, qepën e njomë, avokadon, filetot e pulës, domatet qershi.

I përzieni mirë dhe sipër i shtoni majdanozin dhe salcën që përgatitët pak më mirë.

Trazojini të gjithë përbërësit dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë parmixhano.