image Salih Mustafa sot del para Gjykatës Speciale

Drejtësi

Salih Mustafa sot del para Gjykatës Speciale

news image

Seanca dëgjimore ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa do të mbahet sot në ora 15:00.

Mustafa kishte refuzuar të deklarohet në paraqitjen e tij publike para gjykatës me 28 shtator të këtij viti si dhe në paraqitjen tjetër me 5 tetor.

Sipas rregullave të procedurës së gjykatës, ai ka afat 30 ditë nga paraqitja e tij e parë para gjykatës të pranojë fajësinë ose jo, i cili afat përfundon sot.

Prokurori i Specializuar njoftoi se do të ketë të paktën 16 dëshmitarë në rastin kundër Mustafës si dhe evidencë të shkruar dhe fotografi.

Aktakuza e konfirmuar kundër Salih Mustafës thotë se ai është përgjegjës për disa krime, si tortura dhe keqtrajtim ndaj të paktën gjashtë personave në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999 në fshatin Zllash ku operonte një qendër burgimi.

Mustafa i njohur si Cali ishte arrestuar dhe ekstraduar në Hagë më 24 shtator me urdhër të gjykatës pasi aktakuza ishte konfirmuar./Gazeta Sinjali/