Sali Berisha ka mbajtur mbrëmë konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK dhe pas vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje ndaj tij” për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
Për Berishën, i vetmi “gabim” që ka bërë Jamarbër Malltezi është që është bashkëshorti i vajzës së tij.
Ai deklaroi se akuzat ndaj tij dhe Malltezit janë të motivuara politikisht.
I pyetur nëse do të paraqitet para organeve të drejtësisë për akuzat për larje parash dhe korrupsion pasiv, Berisha tha se është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij.
“Është pjesë e kauzës sime kjo betejë. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Ata që firmosin gjëra të tilla, as kanë fytyra, as karakter.”