image Sali Berisha: Shtëpia ime ka qenë bazë e UÇK-së në kohën e luftës

Shqipëri

Sali Berisha: Shtëpia ime ka qenë bazë e UÇK-së në kohën e luftës

news image

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se shtëpia e tij në Viçidol të Tropojës, ka qenë baza kryesore e UÇK-së në atë zonë, në kohën e luftës.

Ai në emisionin Opinion, në Tv Klan, ka thëne se me të gjitha mundësitë ishte munduar të ndihmonte UÇK-ën dhe lirimi i shtëpisë kishte ndodhur me miratimin e tij të plotë.

Më pas Berisha ka folur edhe për Dhomat e Specializuar në Hagë.

Gjykata fillimisht deklaroi se nuk kemi të bëjmë fare me damkosjen e luftës, se kemi të bëjmë me krime konkrete, se kemi të bëjmë me krime të kryera pas futjes së trupave të NATO-s në Kosovë etj. Kurse tani rikthehen dhe përsërisin akuzën e Millosheviçit, sigurisht kjo është një fatkeqësi ndërkombëtare që një gjykatë sado që quhet e Kosovës por ka një trupë akuze dhe gjykatësish ndërkombëtarë të marrë përsipër këtë rol. Është jashtëzakonisht i papëlqyer. Uroj dhe shpresoj që të gjendet një mënyrë që në qoftë se është për të bërë drejtësinë askush nuk do të pengojë që drejtësia të bëhet sipas ligjeve. Por me akuza të tilla monstruoze bëhet e padrejta dhe jo drejtësia”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/