image Sali Berisha për situatën në Veri: Prapa situatës në Kosovë është Kremlini e Beogradi

Shqipëri

Sali Berisha për situatën në Veri: Prapa situatës në Kosovë është Kremlini e Beogradi

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur solidaritetin me Kosovën për situatën që po ndodh gjatë ditëve të fundit, ku serbët në shtetin e Kosovës janë larguar nga institucionet.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandër Vuçiq se kërkojnë konflikt të ri në Ballkan dhe synojnë të destabilizojnë Kosovën.

“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiqit për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.

“Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO-s në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putini i vogël Vuçiq janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re. Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Por paralajmërimet ultimative të NATO-s, uroj që mos të imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do jetë shumë i rëndë”, theksoi Berisha.

/GazetaSinjali/