image Sali Berisha në TikTok uron 110 vjetorin e Pavarësisë: Jemi të lirë, problem regjimi i sotëm

Shqipëri

Sali Berisha në TikTok uron 110 vjetorin e Pavarësisë: Jemi të lirë, problem regjimi i sotëm

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social TikTok.

Berisha edhe në këtë ditë ka sulmuar pushtetin e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se regjimi edhe politika e tij po përzë rininë.

Lavdi Zotit sot ne jemi të lirë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhemi, por sot ne kemi një problem shumë të madh. Këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët, po përzë rininë e kombit sa asnjë regjim tjetër në histori,”, ka thënë Berisha.

@prof.dr.saliberisha

Të dashur miqtë e mi, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! #sb

♬ original sound – Sali Berisha

/GazetaSinjali/