Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ditëlindjen sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai mbush plot 76-vjeç.
Me këtë rast, Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij të pakufishme ndaj Zotit, familjes dhe dashamirëve.
“Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai mbi një fotografi ku shihet bashkë me bashkëshorten e tij./Gazeta Sinjali/