image Salah vendos rekord të ri te Liverpooli, pas dy golave ndaj Atleticos

Futboll

Salah vendos rekord të ri te Liverpooli, pas dy golave ndaj Atleticos

news image

Sulmuesi i gjigantit anglez, Liverpool është duke shkëlqyer këtë edicion.

Mohamed Salah ishte protagonist kryesor në fitoren e Liverpoolit mbrëmë ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-3.

Egjiptiani shënoi dy gola në minutën e 8 dhe të 78′ për t’i dhënë një fitore të rëndësishme të ekipit të tij.

Pas këtyre golave tani Salah është bërë futbollisti i vetëm i të Kuqve që arrin të shënojë gol në nëntë ndeshje radhazi.

Një ecuri fantastike kjo e sulmuesit që gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në histori të Ligës së Kampionëve me 31 gola.

29-vjeçari, këtë edicion ka realizuar 12 gola e katër asistime në 11 ndeshje të luajtura. /Gazeta Sinjali Sporti/