image Salah dështon nga pika e bardhë, e pastaj humb edhe rastin nga topi i kthyer duke e goditur shtyllën

Futboll

Salah dështon nga pika e bardhë, e pastaj humb edhe rastin nga topi i kthyer duke e goditur shtyllën

news image

Mohamed Salah ka humbur penaltinë ndaj Leicester Cityt, shkruan Sinjali Sport.

Egjiptiani kishte mundësinë që ta kalojë Liverpoolin në epërsi në minutën e 16-të, por nuk ia doli.

Salah vet e nxori penaltinë, por nuk doli të jetë i saktë, pasi gjuajtjen nga 11-metërshi e ndali me trup Schmeichel, e me topin e kthyer, egjiptiani me kokë e goditi shtyllën.

Rezultati momental në këtë sfidë ende është ai i fillimit, pa gola, 0-0.

/Gazeta Sinjali Sporti/