Mohamed Salah ka humbur penaltinë ndaj Leicester Cityt, shkruan Sinjali Sport.
Egjiptiani kishte mundësinë që ta kalojë Liverpoolin në epërsi në minutën e 16-të, por nuk ia doli.
Salah vet e nxori penaltinë, por nuk doli të jetë i saktë, pasi gjuajtjen nga 11-metërshi e ndali me trup Schmeichel, e me topin e kthyer, egjiptiani me kokë e goditi shtyllën.
Salah is so bored of scoring goals that he's started doing the crossbar challenge with his head. pic.twitter.com/mmvDWcLkPT
— The United Way ???? (@TheUnitedWayyyy) December 28, 2021
Rezultati momental në këtë sfidë ende është ai i fillimit, pa gola, 0-0.