Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka përfunduar garat në Turneun Ndërkombëtar “Strandja” që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.
Në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku pësoi humbje në fazën e çerekfinales së kësaj gare kundër boksieres ruse me nënshtetësi të Serbisë Shadrina Natalia.
Në rrugëtimin deri në çerekfinale të “Strandjas”, Sadiku në meçin e parë shënoi fitore kundër boksieres finlandeze Tuju Lasuvi me rezultat final 5:0, kurse në meçin e dytë e mposhti boksieren nga Uzbekistani Kodirova Raykhona.
Ndërkaq, sonte me fillim nga ora 18:00 boksieri kosovar Patriot Behrami do të ngjitet në ring, ku në kategorinë deri në 71 kilogramë do të boksojë kundër boksierit nga Spanja Assokho Ndiaye Youba. /GazetaSinjaliSporti/