Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka ndarë çmimin “Çelësi i Qytetit” këngëtarit, Sabri Fejzullahu.
Ahmeti njoftoi se ky çmim i dhurohet këngëtarit si mirënjohje për kontributin që ka dhënë për Prishtinën, transmeton Gazeta Sinjali.
“E kemi nisur një traditë për të dhuruar çelësin e qytetit. Deri me tani i kemi dhënë dy çelësa, njërin Dua Lipës, dhe njërit një shkrimtari francez për një roman. Tani kemi vendos që edhe çelësin t’ia japim juve për kontributin qe e keni dhënë për Prishtinën. Të falënderoj për 55 vjet karrierë dhe këngët më të njohura i ke për Prishtinën”, ka thënë Ahmeti.
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu me emocione falënderoi nga zemra Komunën e Prishtinës për mirënjohjen.
“Faleminderit prej zemrës, babin e Shpendit e kam pasur si motiv në jetë. Ansambli i juaj që punon dhe kam përcjell punën tuaj, por katër muajt e fundit keni punuar. Jeni njeriu më i suksesshëm dhe komuna duke u nisur nga pandemia. Me keni nderuar shumë”, shtoi Fejzullahu. /Gazeta Sinjali/.