image Sa veteranë të rrejshëm janë trajtuar nga gjykatat?

Kosovë

Sa veteranë të rrejshëm janë trajtuar nga gjykatat?

news image

Gjatë seancës së fundit për rastin “Veteranët”, 12 të akuzuarit e Prokurorisë Speciale që dyshoheshin për fryrje të listave të veteranëve u shpallën të pafajshëm.

Në mesin e fakteve mbi të cilat liroi nga akuzat ish kryeministrin Agim Çeku dhe 11 të tjerët trupi gjykues pranoi se në 19.500 personat e pretenduar ka vërtetë veteranë fiktiv, por shifrat që u paraqitën në gjykatë janë tejet modeste.

Në gjykatore tha se Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale u kishte dërguar të dhënat ku figuron vetëm 1 person i cili është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe i është ndërprerë pensioni.

Nga po e njëjta ministri i është konfirmuar klankosovës se nuk është 1, por 4 raste të cilave u është ndërprerë pensioni i veteranit nga dita kur janë shpallur fajtor.

Në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës me vendim të plotfuqishëm të gjykatës është ndërprerë pensioni i veteranit sipas dokumentacionit të falsifikuar për katër (4) përfitues. Një përfitues nga Komuna e Skenderajt, një nga Komuna e Gjakovës, një nga Komuna e Pejës dhe një përfitues nga Republika e Shqipërisë” , thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Derisa nga Prokuroritë e Gjykatat tjera në vend, të cilat merren me çështjen e veteranëve nga viti 2017, ka edhe më tepër lëndë se kaq. Prinë ajo e Pejës, me 40 aktakuza të ngritura për veprat legalizim i përmbajtjes së rrejshme e falsifikim i dokumenteve. 15 nga ta janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë.

Në Gjakovë, janë ngritur 5 aktakuza ndaj 5 personave, tre prej të cilëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Në Ferizaj janë ngritur 2 aktakuza e në Gjilan 6 sosh, por vetëm një person nga Ferizaj ka dalë para gjykatës për të dhënë llogari përse u regjistrua si veteran i rrejshëm, për të tjerët nuk ka nisur ende procesi gjyqësor.

Prokuroria e Prizrenit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, e rrjedhimisht edhe në Gjykatën e Prizrenit nuk ka pasur asnjë gjykim për falsifikim të dokumenteve për veteran deri këtë janar.

Derisa në Mitrovicë e Prishtinë nuk kanë dërguar të dhëna me arsyetimin se nuk i kanë regjistruar rastet.

/Gazeta Sinjali/