image Sa trupa ruse janë të vendosura në kufijtë e Ukrainës?

Botë

Sa trupa ruse janë të vendosura në kufijtë e Ukrainës?

news image

Rusia ka grumbulluar trupa në pozicione të ndryshme përgjatë kufijve të Ukrainës, por të dihet saktë se sa janë atje është e vështirë, shkruan BBC, transmeton Sinjali.

Zyrtarët perëndimorë javën e kaluar thanë se numri kishte arritur në 130 mijë, nga vlerësimi i tyre i mëparshëm prej 100 mijë. Por në një fjalim të martën, presidenti i ShBA-së, Joe Biden e vuri shifrën edhe më të lartë, në 150 mijë.

Ndërsa Rusia thotë se ka filluar të tërheqë trupat, duke përfshirë përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krime, ajo nuk ka dhënë asnjë numër.

/GazetaSinjali/