image Sa shpenzoi Ramush Haradinaj dhe ish-ministrat e tij që nga dorëheqja

Kosovë

Financa/ Sa shpenzoi Ramush Haradinaj dhe ish-ministrat e tij që nga dorëheqja

news image

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin e tij qeverisës, që nga data 19 korrik i vitit 2019, kur kishte dhënë dorëheqje, dhe qeveria ishte emëruar si qeveri në largim, ka shpenzuar mbi 100 mijë euro.

Udhëtime, dreka, darka, mëditje, karburante, të gjitha këto Qeverisë Haradinaj në largim i kushtuan mbi 100 mijë euro.

Më 14 janar 2020, REL, duke shfrytëzuar Ligjin nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, ka kërkuar përgjigje nga të gjitha ministritë e qeverisë së kaluar për shpenzimet gjatë periudhës së qeverisë në dorëheqje.

Gjatë kësaj periudhe kohore, këto janë shpenzimet e regjistruara  të ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës:

Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, (për periudhën korrik –dhjetor) ka shpenzuar 10,468 mijë euro.

Rrustem Berisha, ish-ministër i Mbrojtjes (korrik–dhjetor) 5,715 euro.

Bedri Hamza, ish-ministër i Financave (korrik–dhjetor) 7,257 euro.

Uran Ismaili, ish-ministër i Shëndetësisë (20.07.2019 –14.01. 2020) 2,442 euro.

Kujtim Gashi, ish-ministër i Kulturës (20.07.2019–14.01.2020) 640 euro.

Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrëse (korrik–dhjetor) 4,593 euro.

Ekrem Mustafa, ish-ministër i Punëve të Brendshme (korrik–dhjetor) 10,544 euro.

Adrijana Hoxhiq, ish-ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal (korrik–dhjetor) 1,606 euro.

Mahir Yagcilar, ish-ministër i Administratës Publike (20.07.2019–14.01.2019) 3,813 euro.

Rasim Demiri, ish-ministër i Zhvillimit Rajonal ( 20.07.2019–26.12.2019) 4, 973 euro.

Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (korrik–dhjetor) 5,723 euro.

Të dhënat janë konfirmuar nga vetë ministritë e përmendura. / Gazeta Sinjali/