image Sa më e vjetër, aq më e bukur/ Sofia Vergara më tërheqëse se kurrë

Bota e Yjeve

Sa më e vjetër, aq më e bukur/ Sofia Vergara më tërheqëse se kurrë

news image

Aktorja kolumbiano-amerikane, Sofia Vergara, është ende një nga yjet më seksi dhe më të paguara në televizion dhe ajo mbushi 49-vjeç këtë korrik.

Ylli i serisë “Familja Moderne” gjithashtu renditet në mesin e 100 grave më me ndikim në botë dhe ajo gjithashtu mori figurën e saj të dyllit në Muzeun “Madame Tiso”.

Ajo është aktive në Instagram dhe poston shpesh foto nga shfaqja muzikore amerikane “America has talent”, në të cilën është në juri, por edhe fotografi nga rinia e saj, në të cilat ndjekësit e komplimentojnë dhe arrijnë në përfundimin se ajo është më e bukur pavarësisht moshës.

Në fillim të fundjavës, ajo publikoi fotografi direkt nga “Amerika ka talent” dhe shkroi se ishte “një nga netët më të çmendura që kur ajo ishte në juri” dhe komplimentet për pamjen e saj vërshuan rrjetin.

Ajo ishte e martuar me Joe Manola, i cili ishte i dashuri i saj i shkollës së mesme. Ajo u martua pas shkollës së mesme dhe në moshën 19-vjeç, lindi një djalë, Manol (1991). Ata u divorcuan dy vjet më vonë.

Vergara u fejua me burrin e saj aktual, Joe Manganiel (44), pas gjashtë muajsh lidhje dhe u martuan në vitin 2015.

Vetë Joe foli për zgjuarsinë, veçantinë dhe sharmin e saj, si mysafir në një shfaqje shumë të njohur.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

“Ne ishim ende të fejuar atëherë. Po kthehesha nga rruga dhe në aeroport pashë një revistë ku isha në listën e dhjetë burrave më tërheqës të vitit. E bleva, erdha tek ajo dhe me shaka, ia dhashë asaj revistën për të parë. Ajo filloi të shikonte fotot dhe gjatë gjithë kohës që unë isha duke folur, ajo heshti dhe i shfletoi faqet me një buzëqeshje. Kur e pyeta se për çfarë heshti dhe çfarë mendonte, ajo vetëm më tha ‘Asgjë, po shikoj kush janë nëntë të tjerët’.”

Që nga viti 2016, Sofia Vergara konsiderohet si aktorja më e paguar e televizionit, duke fituar më shumë se 40 milionë dollarë në vit.

Vetë Sofia ka theksuar vazhdimisht se sa i rëndësishëm është humori dhe energjia pozitive dhe sa e ka ndihmuar të kalojë periudha të vështira në jetën e saj./Gazeta Sinjali/