Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Gjilan, ka thënë se pagat e sektorit publik do të rriten për 10%.
Sipas Haradinajt, qeverisja e tij do të hapë çerdhe, do të sigurojë shtesat për fëmijë, si dhe do t’i rrisë pagat e sektorit publik me 10% në vit.
Por, Haradinaj ia kishte rritur pagën vetës 100%. Nga 1 mijë e 443 euro sa ishte paga e kryeministrit e kishte bërë në 2 mijë e 950 euro.
Ky vendim kishte shkaktuar reagime të shumta. Ndërsa, gazetarëve u kishte thënë “është e pa kuptimtë që kryeministri të ketë rrogën 1300 euro duke marrë parasysh përgjegjësinë politike që ka”./Gazeta Sinjali/