Për veshjen e saj në koncertin e mbrëmshëm në Skënderaj, këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka shpenzuar mbi 4 mijë euro.
Këngëtarja e mirënjohur u komentua tejet shumë edhe për ‘look-un’ e saj, ku padyshim shkëlqeu në skenë.
Leonora u paraqit e veshur me kostum ngjyrë jeshile nga Dolce Gabanna që sipas llogarisë në Instagram @what.they.wearin kushton rreth 3,600 euro dhe një palë vathë nga kjo markë që kushtojnë 695 euro. /Gazeta Sinjali/