image Sa është pasuria e ministrit të vetëm në Qeverinë Kurti, që ishte pjesë e UÇK-së

Kosovë

Deklarimi/ Sa është pasuria e ministrit të vetëm në Qeverinë Kurti, që ishte pjesë e UÇK-së

news image

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, nga radhët e LDK-së, Anton Quni,  në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2019, ku paga vjetore e tij është mbi 26 mijë euro.

Quni merr penzion si veteran i UÇK-së, mbi 3 mijë euro në vit, ndërkaq mbi 23 mijë euro në vit merr nga paga si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Quni, zotëron një shtëpi, me vlerë 200 mijë euro, një banesë me vlerë 160 mijë euro dhe një veturë Bmw X5, me vlerë prej 7 mijë eurosh, të gjitha këto të deklaruara si prona të përbashkëta me familjen.

Ndërkaq, burimin e të ardhurave të tre fëmijëve, Quni nuk e ka të deklaruar, ku nga 24 mijë euro, njëri nga tre fëmijët, me banim në Vjenë, ka pagën vjetore 22 mijë euro.

Në xhirollogari, Anton Quni ka të deklaruara 3 mijë e 200 euro./ Gazeta Sinjali/