image Sa do të zgjatë mandati i kryetarëve të rinjë në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Politikë

Sa do të zgjatë mandati i kryetarëve të rinjë në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

news image

Njohësi i pushtetit lokal, Besnik Muqaj në Dukagjin ka treguar se sa është kohëzgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave pas zgjedhjeve që mbahen sot në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Muqajt, kryetarët që do të zgjedhen pas zgjedhjeve të sotme lokale, kanë mandat afër dhjetë muajsh deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2021.

Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat antiCOVID, sot do të kenë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Gjatë zgjedhjeve që po mbahen sot, në Podujevë janë duke garuar tre kandidatë për kryetarë, Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK.

Ndërsa për kryetar në Mitrovicën Veriore garojnë Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur.

/Gazeta Sinjali/